Site icon Telegrafi

Haradinaj, kafe e ëmbëlsira me policët për Bajram

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, e ka nisur ditën e Kurban Bajramit me oficerët e Policisë së Kosovës.

Ai iu ka shpërndarë ëmbëlsira dhe kafe atyre, si traditë e kësaj feste.

“Mëngjesin e kësaj dite feste e nisëm bashkë me Policët e Kosovës, me kafe e ëmbëlsira!”, shkroi ai në Facebook.

Ndërsa, shefi i ekzekutivit uroi edhe besimtarët myslimanë duke përcjellë mesazhin e kësaj feste që është solidariteti dhe shtrirja e dorës për nevojtarët.

Exit mobile version