Site icon Telegrafi

Haradinaj ka tri pyetje për Kurtin lidhur me Asociacionin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili vazhdimisht është duke adresuar kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kësaj radhe i ka shtruar tri pyetje që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, krahas pyetjeve që i ka shtruar i ka kërkuar Kurtit ta ndalë mashtrimin me dialog.

Lideri i AAK-së duke shtruar tri pyetje që Krahas tri pyetjeve që kanë të bëjnë me Asociacionin, ka kërkuar nga kryeministri Kurti përgjigje të sakta, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Kryeministër, ndale mashtrimin me dialog!

Tri pyetje kërkojnë përgjigjie nga ju e që kanë të bëjnë me Asociacionin.

E para: a jeni kundër Asociacionit, apo jeni kundër Asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës?

Pyetja e dytë: A keni propozuar Asociacion gjeografik, çka nënkupton ai dhe a është në bazë të Kushtetutës së Kosovës?

Dhe pyetja e tretë: nëse keni propozuar Asociacion gjeografik, atëherë na trego pse ky Asociacion është më i mirë sesa Asociacioni në bazë të Kushtetutës së Kosovës të cilin e përkrah edhe Amerika edhe BE-ja?

Jepi përgjigjjet e sakta, ndale mashtrimin!”, ka shkruar Haradinaj

Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel të marten ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të komunave serbe.

Kurti në një deklaratë për media tha se Serbia e ka pasur të okupuar Kosovën dhe e ka humbur në shekullin e kaluar nga regjimi i Millosheviqit.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe si një entitet një etik është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, meqenëse nuk është në përputhje me 23 nene. Edhe qytetarët kanë organizuar peticion masiv e opozita ka bërë edhe veprime radikale në kundërshtim të Asociacionit. Asociacioni nuk është për serbët por kundër Kosovës ashtu siç është dizajnuar. Ne nuk duam që shumica të jetë e privilegjuar karshi pakicës. Por në të njëjtën kohë, nuk mund të kërkojmë përsëritjen e skenarit të Bosnjë e Hercegovinës”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është për të drejtat e qytetarëve, por jo për t’i territorializuar brenda Kosovës ambiciet Serbisë. /Telegrafi/

Exit mobile version