Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përshëndetur arritjen e dakordimit në Bruksel për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Përmes një shënimi në Facebook, Haradinaj thotë se kjo është një e arritur e madhe.
“Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe”.
Ai ka përmendur të mirat që i vijnë Kosovës pas kësaj marrëveshjeje.
“Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja”.
I pari i AAK-së shpreson se do të gjenden zgjidhjet më të mira edhe për temat e mbetura të hapura në dialog.
“Po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet tjera të hapura, për të cilat dua të besoj se do te gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes ‘de jure’ midis Kosovës dhe Serbisë!”, ka deklaruar tutje Haradinaj./Telegrafi/