Telegrafi

Haradinaj: Jemi të interesuar për marrëveshje me Serbinë, por në kufijtë aktualë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalimin e tij në seancën solemne të Kuvendit në 11 vjetorin e Pavarësisë, ka thënë se sot është dita kur shqiptarët e ndjejnë rrugëtimin deri në liri.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët në Ballkan, gjithmonë kanë kontribuar në proceset e këtij rajoni.

“Shqiptarët në Ballkan janë popull që i kanë dhënë dhe kanë kontribuar për Ballkanin, kontinentin tonë, kanë paguar çmim për të gjitha proceset që ka kaluar Kosova në shekujt e fundit. Edhe sot janë kontribues të paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Ai ka deklaruar se Kosova është e interesuar për marrëveshje me Serbinë, por duke shtuar se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm në kufijtë aktualë.

“Të gjithë do të punojmë për marrëdhënëie të mira me fqinjtë. Jemi të interesuar për marrëveshje ligjore me Serbinë, për njohje reciproke në kufijtë ekizstues. Jemi të intresuar për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, tha Haradinaj.

“Duke shprehur urim për të gjithë. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin shqiptar”, përfundoi Haradinaj. /Telegrafi/