Site icon Telegrafi

Haradinaj: Jemi në pritje të emrave të rinj për ministrin e MPB-së dhe drejtorin e AKI-së

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media, ka folur edhe për emërimin e ministrit të ri të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe drejtorit të AKI-së.

Haradinaj ka thënë se janë në pritje të emrave të rinj për të dyja këto institucione.

“Presim nga AKR emrin e ministritë të ri në vend të Flamur Sefajt”, ka thënë Haradinaj sa i përket emërimit të ministrit të Punëve të Brendshme.

Lidhur me emërimin e shefit të AKI-së, Haradinaj tha se po pret propozimin nga Presidenti dhe se janë në diskutime me të.

Kryeministri po ashtu foli edhe për paralajmërimin e serbëve që deri më 20 prill nuk formohet Asociacioni, ata do ta bëjnë vetë, duke thënë se një gjë e tillë nuk ka efekt juridik. /Telegrafi/

Exit mobile version