Site icon Telegrafi

Haradinaj: Jemi me fat që kemi një mik si Eliot Engel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kongresisti Eliot Engel mbajtën sot një konferencë të përbashkët për media, ndërsa një shenjë nderimi për kongresistin amerikan, kryeministri prezantoi pullën postare.

Kryeministri Haradinaj tha se miqësinë që e ka Kosovë me SHBA-të e ka krijuar në kohët më të vështira.

“Ju falënderojmë, njëkohësisht dua të ju prezantoj që Posta e Kosovës e ka bërë një pullë postare për nderin tuaj, fotografin e juaj. E falënderoj dhe Postën e Kosovës”, theksoi Haradinaj, duke shtuar se Kosova është fat që ka një mik si Eliot Engel.

Kryeministri Haradinaj tha po ashtu se Engel ishte dëshmitar i zgjedhjeve lokale të raundit të dytë në Kosovë.

“Ishte nder i madh që në raundin e dytë të zgjedhjeve ju kishim ju si dëshmitar që ta konstatojmë që Kosova ka demokraci premtuese”, ka thënë ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version