Telegrafi

Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen e tij se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të përfundojë në burg për korrupsion.

Haradinaj thotë se janë nënshkruar qindra tenderë njëburimorë në vazhdimësi dhe për një gjë të tillë thotë se Kurti do të përfundojë në burg.

“Po ky ka me përfundu në burg për korrupsion. Jam i bindur që Albin Kurti ka me përfundu në burg për korrupsion sepse në vazhdimësi, s’është vetëm një tender një burimor, por janë qindra tender burimor. Albini po i mbron edhe të korruptuarit. Ka me përfundu në burg për korrupsion”, ka thënë Haradinaj në FRONTAL të T7