Investimet e diasporës sonë, me potencial të madh financiar janë me interes të jashtëzakonshëm për Kosovën.
Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim biznesmenin dhe investitorin kosovar, i cili jeton në Amerikë, Florin Krasniqin.
“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj për impaktin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për krijimin e klimës së volitshme për investitorët”, njofton Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/