Site icon Telegrafi

Haradinaj ia rrit pagën edhe Thaçit

Ramush Haradinaj nuk do ta ketë më pagën më të lartë në Institucionet e Kosovës. Ai ka vendosur që t’ia rris pagën për 25 për qind edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Nga 2,906 euro, ai mund të marr 3,635 çdo muaj duke filluar nga janari 2018.

Krejt kjo pasi në bazë të Ligjit për Presidentin, Thaçi nuk mund ta ketë pagën më të vogël se kryetari i Kuvendit , Kadri Veseli, dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Në bazë të këtij ligji, “Paga e Presidentit të Republikës gjithmonë duhet të jetë së paku njëzet e pesë për qind (25%) më e lartë se të ardhurat e përgjithshme të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe udhëheqësve të tjerë institucional”.

Bazuar në faktin se Haradinaj ka anashkaluar rritjen e pagave mbi bazën e koeficientëve kur ka rritur pagën e tij, ligjet në fuqi u garantojnë rritje page edhe kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe presidentit Thaçi.

Paga aktuale e kryetarit të Kuvendit të Kosovës është 2,325 euro. Sipas kësaj, paga e presidentit është 581.25 euro më e lartë, që i bie rreth 2,906 euro. Ndërkaq, me një rritje prej 25 për qind të pagës së kryetarit të Kuvendit, automatikisht presidentit i rritet paga gjithashtu e që i bie të ketë 3,635 euro në muaj. /Gazeta Fjala/

Exit mobile version