Telegrafi

Haradinaj: Goditja ndaj atyre që ia mësyjnë Kosovës, do të jetë e pa mëshirshme

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të heroit të Kosovës i cili ra dje në përballje me grupe terroriste në veri të vendit, Afrim Bunjaku.

Haradinaj ka thënë se 48-orëshi i fundit është mesazh për të gjithë ata që kanë plane terroriste kundër Kosovës.

Ai tha se goditja ndaj tyre do të jetë e pa mëshirshme.

“Policia e Kosovës është garanca e rendit dhe ligjit në Republikën tonë, e tillë do qëndrojë, amanet i heronjve të saj. Dëshmia e këtyre 48 orëve është mesazh për të gjithë ata që kanë plane terroriste kundër Republikës së Kosovës. Goditja ndaj tyre do të jetë e pa mëshirshme! Falemnderit për shërbimin”, shkroi Haradinaj.

“Lamtumirë hero Afrim Bunjaku!”