Telegrafi

Haradinaj fton qytetarët të votojnë për garuesit kosovarë për NASA

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një link, për të cilin fton të gjithë qytetarët për të votuar për ekipin e djemëve dhe vajzave nga Kosova të cilët garojnë për çmimin ‘’People’s Choise”.

Haradinaj ka thënë se ndihet krenar me secilën arritje të rinisë kosovare në teknologji, shkencë e inovacion.

Postimi i Haradinajt:

”Më bën shumë krenar secila arritje e rinisë kosovare në teknologji, shkencë e inovacion. E ardhmja jeni ju.

Ekipi ‘Heliox’ i djemve dhe vajzave nga Kosova, garojnë për çmimin ‘People’s Choice’ të #NASA #SpaceApps. Me kënaqësi po e shpërndaj faqen e mëposhtme, ku të gjithë mund të votoni tani, sepse është dita e fundit që t’a ndihmojmë ekipin tonë, të vetmin nga Evropa, të arrijë majat e vlerësimeve të #NASA.

Ka ardhë koha për rininë, e për vlerat e reja që ju përfaqësoni. Urime e ju priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj, duke postuar edhe linkun ku mund të votohet, kur kanë mbetur edhe më pak se 6 orë deri në mbyllje të vottimit.

https://2017.spaceappschallenge.org/vote/finalists