Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media pas vizitës në Francë.
Ai ka thënë se në Francë është arritur një progres i madh, dhe se shteti francez nuk do ta pengojë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.
“Në bazë të planifikimit të mëhershëm të Samitit, kam kërkuar një takim me Ministrin e Brendshëm, kam takuar edhe Martën. Qëllimi kryesor ka qenë liberalizimi i vizave, është arritur një progres i madh, qëndrimi i tyre është që Franca nuk e pengon Kosovën në këtë proces. Do të kërkoj të shkoj edhe në Hagë, jo në burg, por takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Holandës. E kam një ëndërr jetësore që ta shoh se u krye edhe ky proces. Edhe nëse Franca nuk do të votojë pro liberalizimit të vizave, ajo nuk do të na pengojë”, tha Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.
Haradinaj, ka thënë se Kosovën këto ditë do ta vizitojë Sekretari i Punëve të Brendshme të Francës./Telegrafi/