Site icon Telegrafi

Haradinaj flet për takimin në shtëpinë e Shalës: Kisha dëgjuar që Haxhiu ishte parimor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe për takimin e mesnatës në shtëpinë e Haxhi Shalës një ditë para se të votohej qeveria Hoti.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se me Haxhi Shalën njihen prej kohësh dhe kanë rastisur bashkë me Presidentin në shtëpinë e tij.

“Mënyra si na ka pritur dhe si më ka kthyer përgjigjen ka qenë një nder i madh. I jam mirënjohës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i AAK-së thotë se ka vizituar Shalën për shkak se ka “dëgjuar që është parimor”.

Lexo po ashtu Haradinaj: Mund të përfshihet edhe PDK në Qeverinë Hoti

“Kam pasur plan të bisedojë me të pasi Donikën e kishim hezituese nëse do të votonte koalicionin. Kemi biseduar edhe me kolegë të pakicave për koalicion. Nuk ishte situatë e lehtë. Ishte fat që Haxhiu votoi pro”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version