Site icon Telegrafi

Haradinaj flet për programet qeverisëse të Veselit, Osmanit dhe Kurtit

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, gjatë një intervistë të dhënë për Telegrafin ka folur për kundër-kandidatët e tij politikë.

Ai ka thënë se premtimet që po bëhen nga ana e tyre janë jo reale.

“Ka një lloj jo realizimi tek oponentët, për shkak se jam në qeveri dhe i di temat dhe mundem me vlerësu premtimet reale. Kadri Veseli është duke folur për legalizim të objekteve, nuk e di nëse i ka tregu dikush së është aprovuar ligji para një viti, ligji është aprovu në qeveri dhe  nuk ka punë për legalizim.
Vjosa Osmani thotë  se dua me ç’kap shtetin, me i thanë Vjosës me kanë që e ç’kap shtetin nuk e kishit kap sepse LDK ka qenë pjesë e qeverisë.

Albin Kurti  ka fol për ekonomi, gati na ka kthy në kohën sikur në Shqipëri, mendon që duhet me u kthy në një ekonomi komuniste, me i thanë se ka dështu ajo ekonomi në gjithë botën”, ka theksuar ai.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj gjatë intervistës në emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com/ Foto: Ridvan Slivova 

Haradinaj ka thënë se pas zgjedhjeve nuk synon që të krijohet formula e njëjtë e qeverisë.

“Synoj qeveri më të mirë, qëllimi qeverisës është të mos krijohet ekipi i njëjtë. Fakti që kam shkuar zgjedhje kështu është që synojë tjetër qeveri, nuk është mirë të vazhdohet qeverisja e njëjte nëse partitë e njëjta rikthehen në qeverisje është vështirë për Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për tema tjera të rëndësishëm si dialogu dhe taksa. Ai ka thënë se partitë tjera nuk kanë pozicion të qartë sa i përket dialogut, dhe se deri tani procesi i dialogut ka qenë jo transparent. Gjithashtu ai ka pohuar se taksa 100 për qind duhet të mbetet deri në njohje dhe marrëveshja me Serbinë duhet të ndodhë brenda kufijve ekzistues. /Telegrafi/

Exit mobile version