Telegrafi

Haradinaj flet për kërkesat e VV-së dhe fundin e opozitës së bashkuar

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka treguar arsyet që rezultuan me prishjen e asaj që quhej opozitë e bashkuar.

Ai tha se primare ishin mospajtimet lidhur me mënyrën e kundërshtimit të Qeverisë.

“Nuk po du me ra në nivel të gjithkujt në Vetëvendosje. Po ju them qytetarëve të Kosovës, mospajtimi për mënyrën e kundërshtimit për një etapë të re të mosdefinimit. Ne kemi insistua në protestë paqësore. Mos arritja e një marrëveshje për ndarjen e përgjegjësive që mos me e pas dikush krejt vendimmarrjen por me qenë të ekuilibrime. Ky ka qenë qëllimi ynë. Pa ndonjë kërkesë specifike se çka kërkojnë na apo me zgjedhë Vetëvendosje. Kjo është arsyeja pse janë nda rrugët tona”, tha Haradinaj në emisionin ‘Monitor’ në RTK.