Site icon Telegrafi

Haradinaj e quan sukses futjen në konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së sa i përket liberalizimit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ato që u thanë sot nga Këshilli i Ministrave të BE-së janë vetëm konkluzione.

Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes se Qeverisë, ka thënë se duhet të bëhen dallime me konkluzioneve dhe vendimeve.

“Është mirë të bëjmë një dallim për këtë natyrë të të dalurave nga Këshilli. Këto janë konkluzionë për temat. Asnjë nga këto që janë këtu nuk janë vendim. Konkluzionet janë drejtime të caktuara të Këshillit për plotë tema”, ka thënë ai.

Ai theksoi se është sukses që liberalizimi i vizave për Kosovën ka hyrë në konkluzionet e Këshillit të Ministrave.

“Sa i përket liberalizimit gjendja është korrekte, raportohet për procesin kur ka fillu, ku është sot. Dhe thuhet se propozimi për të marrë vendim është në konsideratë nga Këshilli. Do të thotë duhet të hyhet njëherë në agjendë. Është sukses për Kosovën të hyjë në konkluzione çështja e liberalizimit të vizave. Thotë që Këshilli është duke e analizuar këtë çështje. Mendoj se ka punë për të ardhur deri aty dhe këtu ka ndikuar edhe Berlini zyrtar”, ka thënë ai transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kush është fajtor për mosliberalizim të vizave, flasin analistët

Haradinaj ka thënë se ka ende punë për t’u ndërmarrë vendimi e që beson se do të jetë pozitiv.

“Pa dashur të polemizoj me media të iu them mësoni anglisht e mos mësoni, unë e kam postuar pikën 5 të konkluzioneve ashtu si është. Pra jemi në proces si e kemi pritur. Nuk po themi se është kryer ende se kemi edhe punë, por kanë mundur të ndodhin konkluzionet pa e dhënë edhe konkluzionin për liberalizimin sepse atëherë do të ishim humbës. Në konkluzione kemi hyrë e pastaj do të hyjmë në agjendë. Pastaj mund të jetë vendimi që ne e dimë se do të jetë pozitiv dhe po punojmë për këtë”, është shprehur ai.

Ndryshe sot Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian për Kosovën në raportin që do të miratojë për Kosovën, në shumicën e pikave ka kritikuar Qeverinë e Kosovës.

Lexo po ashtu Këshilli i Ministrave dëshpëron Kosovën: Nuk ka viza, taksa të hiqet menjëherë, kritika të mëdha Qeverisë (Dokument)

Kritikat e Këshillit të Ministrave janë veçanërisht të ashpra për taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për punësimet e njerëzve me precedentë penalë (dhe të dënuarit për krime lufte), për mos themelimin e Asociacionit, për hapjen e Urës së Mitrovicës, dhe për mënyrën si po trajtohet Gjykata Speciale.

Lidhur me liberalizimin e vizave, Këshilli i Ministrave të BE-së ka thënë se ende është në shqyrtim vendimi, duke kërkuar që lidhur me këtë të përmbyllet njëherë marrëveshja Kosovë-Serbi. /Telegrafi/

Exit mobile version