Telegrafi

Haradinaj: Engel, mik i shqiptarëve dhe avokat i palodhur i kauzës sonë kombëtare

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka falënderuar Kongresmenin amerikan Eliot Engel pë angazhimin e tij për Kosovën.

Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se shqiptarët janë përgjithmonë falënderues ndaj Eliot Engel.

“Një mik i shqiptarëve dhe avokat i palodhur i kauzës sonë kombëtare, përfundoi sot shërbimin në Kongresin Amerikan.”

“Eliot Engel, shqiptarët të janë përgjithmonë falënderues”, ka shkruar Haradinaj.