Telegrafi

Haradinaj: Engel, mbrojtësi më i madh i kauzave tona të drejta

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në SHBA ka takuar kongresistin amerikan, Eliot Engel.

Haradinaj ka thënë se Engel është mbrojtësi më i madh i shqiptarëve, Kosovës dhe kauzave tona të drejta.

“Në Kongresin amerikan, drekë pune me mikun e madh të shqiptarëve dhe Kosovës, Kongresistin Eliot Engel. Është fat i madh që kemi Kongresistin Engel në krah të Kosovës si mbrojtësin më të madh të shqiptarëve, Kosovës dhe kauzave tona të drejta.

Me Kongresistin Engel biseduam për progresin dhe sfidat e Kosovës. Kemi demokraci të konsoliduar mirë dhe duhet që bashkë me ShBA të ballafaqohemi me sfidat”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, njofton Telegrafi.