Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim kryetarin e Komunitetit Malazez në Kosovë, Slobodan Vujiçiq, ku u diskutua për pozitën e pjesëtarëve të komunitetit malazez në Kosovës, si dhe për çështjen e demarkacionit.
AAK përmes një komunikate ka njoftuar se në këtë takim ka pasur një qëndrim të përbashkët të kryetarit Haradinaj dhe Vujiçiq, se çështja e demarkacionit kërkon një çasje të drejt e profesionale në interes të të dyja vendeve.
“Ka qenë një qëndrim i përbashkët i kryetarit Haradinaj dhe zotit Vujiçiq, se kjo çështje kërkon një qasje të drejt, profesionale dhe të paanshme, në mënyrë që ajo të zgjidhët në përputhje me interesat e ndërsjella”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Haradinaj, është shprehur i vendosur që komuniteti malazez në Kosovë të realizojë gjithë të drejtat e veta në kuadër të Republikës së Kosovës, dhe të trajtohet si të gjitha bashkësitë tjera etnike.
“Malazezët në Kosovë sikurse edhe shqiptarët në Mal të zi janë element të rëndësishëm që përcaktojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Haradinaj.