Site icon Telegrafi

Haradinaj e Veseli, urojnë Majlinda Kelmendin

Krerët shtetërorë, kanë uruar Majlinda Kelmendin, e cila triumfoi sot, në Grad Prix të Tel Avivit, duke fituar medaljen e artë.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, fitoren Kelmendit, e ka quajtur edhe një triumf tjetër për t’u admiruar.

Lexo po ashtu I mjaftuan vetëm 35 sekonda për të triumfuar në finale, Kelmendi e artë në Tel Aviv

“Edhe një triumf tjetër për t’u admiruar i xhudistës sonë, e cila fitoi të artën në Grad Prix të Tel Avivit. Të lumtë, Majlinda!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e ka quajtur një fillim të artë, fitoren e xhudistes kosovare.

“Një fillim i artë për Kosovën nga Majlinda jonë e artë”, ka shkruar Vesali në Facebook.

Xhudistja pejane ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Tel Aviv pasi ka mposhtur izraeliten Gili Cohen në kategorinë deri në 52 kilogramë për vetëm 35 sekonda./Telegrafi/

Exit mobile version