Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe nënkryetari i LDK-së, njëherësh ministër i MPBAP, Agim Veliu, kanë pirë sot bashkë çaj në një çajtore në Podujevë.
“Te “Miftari” në Podujevë u ndalëm për një çaj me qytetarë, ku na u bashkua edhe ministri Agim Veliu”, ka shkruar Haradinaj, në një postim në Facebook.
Ndryshe, Haradina gjatë vizitës në Podujevëm, në një takim me strukturat e degës së kësaj partie në Llap, është dakorduar AAK ta përkrahë kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen të dielën, më 15 mars. /Telegrafi/