Site icon Telegrafi

Haradinaj: E shenjtë është dita e lirisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 23 vjetorin e Ditës së çlirimit të Kosovës, ka thënë se falë gjakut të dëshmorëve, vendosmërisë e trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së, intervenimit të NATO-s, sot Kosova është pjesë e botës së lirë.

“Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën. Kosovë, urime Dita e Çlirimit”, ka Haradinaj ka shkruar në Facebook.

Ai ka uruar qytetarët për këtë ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version