Site icon Telegrafi

Haradinaj e pyet Kurtin: Si do ta ndihmosh Kosovën?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar me kritika e akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur Kurtin se si do ta ndihmojë Kosovën?

“Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Si do ta ndihmosh Kosovën z. Kurti?

– Në energji pengove e refuzove investimet dhe rrite çmimin

– Familjarët e anëtarëve të kabinetit tuaj, ministrave e deputetëve, nuk janë më për dasma, por për punësime e ngritje detyre në institucione

– Me militantët tu, në shpejtësi të paparë, kape bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve

– Në mesin e shumë premtimeve të tjera që i shkele sapo erdhe në pushtet, është edhe mbështetja për bujqit, të cilëve nuk ua lirove naftën e as nuk i subvencionove, por as nuk ule numrin e “xhipave qeveritarë”. Përkundrazi, deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore.

Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?”, ka shkruar kreu i AAK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version