Kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj janë përshëndetur shumë ftohtë gjatë ceremonisë së shënimit të 35-vjetorin e Grevës së Minatorëve, mbajtur sot në Stantërg.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk është ngritur në këmbë derisa kryeministri Albin Kurti i ka përshëndetur një nga një të pranishmit në sallë.
Haradinaj ia ka zgjatur dorën “ftohtë” Kurtit, duke mos u ngritur nga vendi, sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online.
I pari i AAK-së së fundmi ka qenë mjaft i ashpër me deklarata ndaj kursit që po e ndjek kryeministri Albin Kurti në lidhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.