Telegrafi

Haradinaj dënon sulmin ndaj Arbana Xharrës

​Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sulmi ndaj Arbana Xharrēs, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, duke thënë se aktet e tilla janë edhe kundër logjikës dhe traditës shqiptare.

Haradinaj ka  kërkuar nga organet  e rendit që ta zbardhin këtë rast, dhe t’i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij akti të lig.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

“Sulmi ndaj Arbana Xharrēs, është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Aktet e tilla janë edhe kundër logjikës dhe traditës shqiptare.
U kërkoj organeve të rendit që ta zbardhin këtë rast, dhe t’i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij akti të lig. RH”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Rrahet Arbana Xharra (Foto)