Site icon Telegrafi

Haradinaj dënon rastin e të riut serb, i cili u ther me thikë në lumin Ibër

Kryeministri në detyrë, dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj përleshjes së të rinjve shqiptarë dhe serbë në Urën e Ibrit në Mitrovicë, ku mbeti i lënduar një 17 vjeçar serb.

Përmes një shkrimi në faqen zyrtare Facebook, Haradinaj ka dënuar këtë incident, teksa u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të merren me zbardhjen e rastit.

Lexo po ashtu Një 17-vjeçar serb theret me thikë te Ura e Ibrit në Mitrovicë

“Dënoj ashpër rastin e përleshjes dhe therjes së një të riu në Lumin Ibër. U bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar. Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës dhe diversitetit. Veprimet e tilla janë raste të izoluara dhe asnjëherë nuk do të cenojnë paqen dhe sigurinë në vend”, ka shkruar Haradinaj.

Exit mobile version