Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se gjitha vonesat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë bien mbi fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurti.
Haradinaj i shoqëruar me deputetët e AAK-së nuk e mohoi mundësisë e një ngërçi politik në vend, por bëri thirrje brenda afateve kohore të formohen institucionet.
“Duhet të konstituohet Kuvendi, vonesat tash e tutje të ndërtimit të Kuvendit dhe Qeverisë bien mbi Vetëvendosjen dhe zotëri Kurtin për shkak se vetëm fituesi i zgjedhjeve ka të drejtë të propozojë kryetarin. Tash e tutje koha është mbi Vetëvendosjen dhe Kurtin”, tha ai
Haradinaj po ashtu përsëriti se nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme.