Telegrafi

Haradinaj: Britania e Madhe ka dëshmuar miqësi të fuqishme ndaj Kosovës, mirënjohës përjetë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka amrr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë me rastin e vizitës së Lartmadhërisë së saj, Konteshës së Wessex.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Britania e Madhe ka dëshmuar miqësi të fuqishme ndaj Kosovës dhe është rreshtuar si njëra nga vendet që i ka besuar të drejtës së Kosovës, dhe sipas tij sot marrëdhëniet mes Britanisë dhe Kosovës janë shumë të veçanta.

“Sonte, në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë me rastin e vizitës së Lartmadhërisë së saj, Konteshës së Wessex, pata nderin që personalisht ta falënderoj për kontributin e madh të Britanisë dhënë shtetit të Kosovës, por edhe kujdesin e saj special kushtuar heroinave tona, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës. Mirënjohës përjetë”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/