Site icon Telegrafi

Haradinaj: Bob Dole mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e ndarjes nga jeta të mikut të madh të shqiptarëve, senatorit amerikan Bob Dole, i cili ndërroi jetë sot në moshën 98-vjeçare.

“I pikëlluar për humbjen e senatorit Bob Dole. Senatori Dole mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë. Ai ishte një nga politikanët e parë që njohu luftën tonë për liri dhe e udhëzoi Kosovën drejt asaj që jemi sot. Pusho i qetë Bob. Do të na mungosh”, shkruan Haradinaj në Facebook

Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për nder të tij, në Prishtinë është ngritur busti i tij.

Exit mobile version