Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe sot te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Haradinaj po ashtu ka vizituar edhe familjen e presidentit të ndjerë, duke thënë se kjo është një traditë e marrëdhënies së mirë dhe e respektit të ndërsjellë.
Postimi i plotë:
Vizioni politik i presidentit Rugova përveç që është vlerë e patjetërsueshme, na shërben edhe si pikënisje, se sovraniteti dhe integriteti i shtetit, janë parime të paprekshme dhe të panegociueshme. Në shenjë nderimi për angazhimin e tij jetësor për shtet të pavarur e paqësor, si dhe orientimin properëndimor të Kosovës, sot, kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Poashtu, në një vizitë miqësore ndava disa çaste me familjen e respektuar Rugova, një traditë e marrëdhënies së mirë dhe e respektit të ndërsjellë. /Telegrafi/