Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar bashkëatdhetarët që kanë të drejt vote në shtetet e Bashkimit Europian të votojnë për kanidatët më të zëshëm, veçanërisht kandidatët e Partive Popullore.
Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Parlamenti i ri Europian do të jetë partner i rëndësishëm për ne në pesë vitet e ardhshme.
“Sot me nisjen e zgjedhjeve për Parlamentin Europian, ftoj bashkëatdhetarët që kanë të drejtë vote në shtetet e Bashkimit Europian të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të votojnë për kandidatët më të zëshëm në përkrahjen dhe promovimin e interesave tona të përbashkëta, veçanërisht kandidatët e Partive Popullore Europiane. Parlamenti i ri Europian do të jetë partner i rëndësishëm për ne në pesë vitet e ardhshme”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj./Telegrafi/