Site icon Telegrafi

Haradinaj: Barra për formimin e institucioneve bie mbi Albin Kurtin

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka folur rreth bisedimeve në mes LVV-së dhe LDK-së, për formimin e institucioneve.

Duke folur rreth çështjes së presidentit, për të cilën LVV-LDK nuk po pajtohen, Haradinaj ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është në opozitë dhe se nuk kanë qëndrim për këtë gjë.

Kryeministri në detyrë ka shtuar se barra për formimin e institucioneve bie mbi Albin Kurtin.

“Ne jemi parti opozitare, nuk jemi palë e bisedave LDK-VV, barra vjen mbi mandatarin me krijua qeverinë, temat që ndërlidhen me të, gjendet alternativa apo formula, sipas përvojës, barra bie mbi partinë fituese me i gjetë formulat, me i akomodu pritjet e partnerëve, Aleanca nuk obligohet nga diskutimet dy paleshe të tyre, nuk kemi pikëpamje tash për këtë temë sa i përket presidentit, qëndrojmë jashtë, është në përgjegjësinë e zotit Kurti, atij i bie barra, kuptohet palët mund të kenë kërkesa nganjëherë të ndryshme, ai që është mandatar e ka këtë privilegj me i mandatu ato”, tha Hardinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version