Site icon Telegrafi

Haradinaj: Autostrada e Dukagjinit do të bëhet me apo pa Vjosa Osmanin

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani,  të premten ka thënë se Autostrada e Anamoravës do të realizohet por korrupsioni do të ndalet.

Ndaj Osmanit ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj.

Ai ka thënë se kjo çfarë ka deklaruar kryeparlamentarja për Autostradën e Anamoravës është reflektim, derisa ka shtuar se shpreson se ajo do ta thotë të njëjtën edhe për Autostradën e Dukagjinit.

Sipas tij, me apo pa Osmanin Autostrada e Dukagjinit do të bëhet.

“Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e paska pranu që autostrada e Anamoravës do bëhet! Ky është lajm i mirë dhe reflektim i saj, shpresoj që do ta thotë të njëjtën edhe për autostradën Dukagjinit pasi që ajo do bëhet me apo pa Vjosën”, shkruan Haradinaj.

Lexo po ashtu Osmani: Autostrada e Anamoravës do të bëhet, korrupsioni do të ndalet

Ndërkohë, më herët, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka anuluar tenderin 110 milionësh për ndërtimin e autostradës së Anamoravës, duke siguruar qytetarët se projekti do të vazhdojë.

“Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka anuluar tenderin 110 milionësh të shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar. Me këtë vendim, ne i kthejmë ligjshmërinë një procesi të rëndësishëm financiar për vendin. 110 milionë euro s’mund të shpenzohen pa ligj, jo në këtë epokë të re qeverisëse.

Lexo po ashtu Abdixhiku anulon tenderin milionësh për ndërtimin e autostradës së Anamoravës

Qeveria e re i siguron banorët e Anamoravës se projekti i autostradës Prishtinë-Gjilan vazhdon. Është prioritet i programit tonë. Javën që vjen do t’i vizitoj punimet e deritanishme që duket se kanë mbetur prapa në kohë. Do t’i japim ritëm të ri”, ka thënë Abdixhiku./Telegrafi/

Exit mobile version