Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka kundërshtuar sërish Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
“Atdheu është i shenjtë! Pushtetarët e ligj vazhdojnë me e lajthit popullin, vendin dhe miqtë! Versioni i tashëm i Demarkacionit është gabim dhe duhet të rrëzohet në parlament. Për ata, për të cilët Atdheu është i shenjtë, kufiri është kufi. Mashtruesit ta kuptojnë një herë e për jetë, se ka përfunduar koha kur fqinjët marrin nga shqiptarët”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/