Site icon Telegrafi

Haradinaj: Asnjë qeveri, e asnjë kryeministër nuk mund ta rrezikojë partneritetin strategjik me Amerikën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se asnjë qeveri, e asnjë kryeministër nuk mund ta rrezikojë partneritetin strategjik me Amerikën.

Haradinaj këtë deklaratë e bëri duke aluduar në atë se “Qeveria Kurti paska deklaruar se e vetmja marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, qenka juridikisht e pavlerë”.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt:

“Qeveria Kurti paska deklaruar se e vetmja marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, qenka juridikisht e pavlerë!

Nëse Kryeministri, nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën.

Këtë nuk do të mund ta bëjë askush, asnjë qeveri e asnjë kryeministër!”. /Telegrafi/

Exit mobile version