Site icon Telegrafi

Haradinaj arrin në kancelarinë gjermane, së shpejti nis takimi me Merkelin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Berlin, ku po zhvillon takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë gjerman.

Pas takimit që pati në mëngjes me deputetët e Grupit Parlamentar për Evropën Juglindore të Bundestagut, Josip Juratovic, Nezahat Baradari nga SPD dhe Friedrich Ostendorff, Die Grünen, Haradinaj pitet të nis takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Lexo po ashtu Haradinaj nis takimet në Berlin (Video)

Takimi i cili pritet të nis në orën 11:00, sipas agjendës të cilën e posedon Telegrafi do të zgjasë vetëm një orë.

Haradinaj para nisjes për në Berlin pati deklaruar se kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike. /Telegrafi/

Exit mobile version