Telegrafi

Haradinaj: Aleanca do të jetë zë i fuqishëm që do kërkojë llogaridhënie nga pushteti i ardhshëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot zhvilloi takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Gjatë këtij takimi Haradinaj dhe Kosnett biseduan rreth zhvillimeve të fundit politike, maturinë që tregoi vendi gjatë dhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Haradinaj tha se ka informuar ambasadorin se Aleanca do të jetë zë i fuqishëm që do kërkojë llogaridhënie nga pushteti i ardhshëm.

‘Në sfidat në të cilat po kalon Kosova, integrimet euroatlantike, situata me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu, ka partneritet të pakontestueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, shkroi Haradinaj.

Në fund ai tha se ka falënderuar ambasadorin Kosnett për kontributin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme amerikane për vendin tonë.