Site icon Telegrafi

Haradinaj: Albin Kurti është hajn dhe mashtrues ordiner (Video)

Ditë më parë, lideri i VV-së, Albin Kurti kishte komentuar deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj bërë për prokurorin Elez Blakaj. Haradinaj, Blakajn e kishte quajtur “hajn” dhe “pishpirik” dhe lideri i VV-së kishte thënë se kryeministri më këto komente Blakajt ia kishte kontenstuar qenien e një qytetari.

Po ashtu Kurti i kishte dalë në mbrojtje Blakajt dhe kishte thënë se Kosovën në mjerim e kanë quar, Haradinaj, Veseli dhe Thaçi.

Sot në një intervistë Rtv21, kryeministri Haradinaj, liderin e VV-së, Albin Kurtin e ka quajtur hajn dhe mashtrues. “Do që po e mbrojnë ligjin si rasti i Albinit i cili se ka hup asnjë shans për me e ofendu rendin dhe ligjin, ai nuk ka respektu gjykatë e lëre më prokurorë dhe tash po e mbron një prokuror i cili i ka dhënë një goditje sistemit të cilin Albini po e mbron e të cilin e ka refuzu”, tha Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka thënë se nëse dikush në këtë vend që prej 99’ i ka dhënë mundësi ligjit vendorë dhe ndërkombëtarë është ai, kurse për kundërtën e kësaj, që e ka ofenduar vendin Haradinaj ka thënë se ai është Albin Kurti.

“Sa a është hajn Albini, ai është hajn, ai është një mashtrues, ai është një ordiner, ai i ka mashtruar njerëzit e vet deri sa e kanë marrë vesh dhe sot s’janë me to. Nuk mundet një njeri si ai dhe disa njerëz që po dalin në rrugë me ndal Kosovën , mund të kenë edhe agjenda tjera”, tha Haradinaj.

Exit mobile version