Site icon Telegrafi

Haradinaj: AAK nuk do ta votojë Qeverinë Kurti

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do ta votoj qeverinë Kurti.

“Është normale që është caktua seanca sepse kryhet edhe afati kohor. AAK nuk është pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe nuk e voton ndonjë qeveri këtë të hëne”, u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se nuk e di nëse do të ketë ndonjë qeveri të pakicës, duke thënë se nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodh më tutje.

Këto komente Haradinaj i bëri pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. /Telegrafi/

Exit mobile version