Site icon Telegrafi

Haradinaj: AAK-ja nuk e voton dhe nuk e bën kuorumin për kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për takimin që ka pasur me Kurtin dhe Osmanin.

Ai thotë se Kurti dhe Osmani i kanë kërkuar atij bashkëpunim për çështje të rëndësishme shtetërore.

“E kam mirëpritur takimin. E kam pyetur zotin Kurti nëse dëshiron bashkëqeverisje, e ai më ka thënë se me “ju dëshirojmë të kemi marrëdhënie konstruktive si pozitë-opozitë”. Pra ata nuk kanë dëshirë të ndajnë përgjegjësi”, tha Haradinaj në “Debat Plus”.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se ata nuk i votojnë Vjosa Osmanin për Presidente dhe nuk ia bëjnë kuorumin.

“Iu kam thënë se nuk dua që të tri pushtetet të koncentrohen në duart e një personi, në këtë rast zotit Kurti. Iu kam thënë se kjo gjë nuk është në rregull edhe për demokracinë. Iu kam thënë se nuk ua jap votën e as nuk ua bëjë kuorumin”

“Nuk na kanë kërkua as vota as kuorumin. Pasi ata nuk duan të ndajnë përgjegjësi e kam pa të udhës t’iu them se nuk është në rregull se koncetrimi i tri pushteteve në një dorë”, tha më tej Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version