Telegrafi

Haradinaj: 24 Qershori të njihet si Dita Nacionale e Komunitetit Egjiptian

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, të kryesuar nga zëvendësministrat Artan Berisha dhe Bashkim Krasniqi, me të cilët ka biseduar për mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi, pozitën e tyre në shoqëri dhe përfaqësimit në institucionet e vendit.

Gjithashtu, Haradinaj thotë se është diskutuar edhe mundësia që 24 qershori të njihet si Dita Nacionale e Komunitetit Egjiptian.

Shkrimi i plotë:

“Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe përfaqësimit meritorë të të gjitha komuniteteve në vend, sot prita në takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, të kryesuar nga zëvendësministrat Artan Berisha dhe Bashkim Krasniqi, me të cilët biseduam për mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi, pozitën e tyre në shoqëri dhe përfaqësimit në institucionet e vendit.

Duke respektuar secilin komunitet, si vlerë e jona e përbashkët, biseduam edhe për 24 Qershorin, Ditën Nacionale të Komunitetit Egjiptian, ku përveç organizimit institucional të kësaj ngjarje, do të shihet edhe mundësia që kjo ditë, të njihet edhe si ditë nacionale e këtij komuniteti”./Telegrafi/