Hapja e pikës Doganore të Kosovës në Durrës të Shqipërisë, do të ndikojë në uljen e shpenzimeve për bizneset nga Kosova. Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, në një intervistë për Emisionin “EKONOMI”, në Telegrafi.com ka thënë se pas vendimit të dy qeverive, hapja e Zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit është bërë në kohë rekorde.
“Kjo zyre shërben vetëm si zyre e transitit të mallrave për dërgesat komerciale, të cilat kalojnë përmes Portit të Durrësit, e për destinacion final kanë tregun e Kosovës”, tha ai.
Deklaratën e drejtorit Berisha mund ta ndiqni nga minuta e 13:30 e intervistës.
Berisha ka bërë të ditur se një pjesë e bizneseve ka filluar t’i shfrytëzojnë procedurat e transitit, të cilat krijojnë lehtësira kohore dhe financiar.
“Nëse flasim sipas të dhënave të cilat kanë qenë në vitin 2018, vetëm në këtë kohë të hapjes të kësaj zyre kursehen diku 2 milionë euro më pak në procedura të transitit për bizneset kosovare”, ka thënë Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha. /Telegrafi/