Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet të martën me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Nga sa mësohet, Macron do të pres Ramën në Elysse dhe takimi pritet të zgjasë afërsisht një orë. Në fokus të bisedimeve do të jetë qëndrimi i Francës për hapjen e negociatave të Shqipërisë.
Sipas mediave franceze, ky takim është kërkuar nga kryeministri Rama.
Kujtojmë këtu, se dy javë më parë, numri një i Qeverisë, takoi kancelaren Merkel. /Telegrafi/