Site icon Telegrafi

Hapet Zyra e policisë në stacionin e autobusëve në Gjilan

Në ndërmarrjen komunale “Stacioni i Autobusëve”, është bërë hapja e Zyrës së Policisë, me qëllim të rritjes së sigurisë publike, kujdesit ndaj udhëtarëve dhe operatorëve.

Kjo është bërë në kuadër të bashkëpunimit që ka Komuna e Gjilanit me Policinë e Kosovës.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se në këtë ndërmarrje 15 mijë udhëtarë brenda ditës marrin shërbime andaj prezenca e policisë është e domosdoshme.

“Nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi udhëzimi administrative i cili sanksionon ndaljet e autobusëve dhe operatorëve të tjerë në vende të paautorizuara dhe gjobat mandatore janë shumë të larta, për çka apelojmë operatorët që të jenë vigjilent dhe të zbatojnë ligjin dhe rregullat e komunikacionit”, ka thënë Haziri, në ceremoninë e hapjes së kësaj zyre. /Telegrafi/

Exit mobile version