Site icon Telegrafi

Hapet thirrja për aplikime në programin OriginAL, i dedikuar për të rinjtë e diasporës

Organizata joqeveritare GERMIN në bashkëpunim me Global Albanians Foundation kanë hapur sot zyrtarisht thirrjen për aplikim në programin OriginAL.

Programi OriginAL ka për synim që të rinjve të diasporës t’u mundësojë të vizitojnë Kosovën e Shqipërinë në mënyrë që të forcojnë rrënjët e tyre shqiptare.

Të rinjtë e diasporës nga mosha 18 deri në 24 vjeç nga sot deri më 27 mars, kanë mundësi të aplikojnë në OriginAL që të vizitojnë vendlindjen e tyre pa pagesë.

Mënyra e aplikimit është shumë e thjeshtë. Të rinjtë e diasporës, duhet t’i ndjekin pesë hapa në mënyrë që të konsiderohen për udhëtimin që pritet të ndodh në gusht të këtij viti.

https://www.youtube.com/watch?v=BMGGsjjoBxM

Linkun për aplikim e gjeni këtu.

Exit mobile version