Është hapur thirrja për aplikim në konkursin “Kryetari i Komunës më Miqësor me Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët”
Kjo është një fushate rajonale për qytetari aktive të romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve në vende të cilat janë duke përjetuar probleme me përfshirjen e tyre.
Ajo synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe ndryshimin e qëndrimeve kundrejt përfshirjes së romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve si dhe për të kapërcyer pengesat që has procesi i integrimit të tyre në shoqëri.
Pjesë kyçe e kësaj fushate është konkursi “Kryetari i Komunës më Miqësor me Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët” i cili po zhvillohet paralelisht në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi.
Kryetarët e komunave të cilët do të fitojnë konkurset në vendet respektive; Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Serbi, Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë dhe Turqi, do të marrin pjesë në aktivitetet e Javës Rome, nga data 16 deri më 19 maj 2022 ku do të kenë mundësinë të takohen me përfaqësues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme e Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim (DG NEAR), të Komisioni Evropian.
Kjo fushatë do të fuqizojë dialogun mes komunave dhe komuniteteve egjiptian, rom dhe ashkali duke bërë të dukshme praktikat më të mira. Përzgjedhja e “Kryetarit të komunës më miqësor me Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët’’ mund të ndihmojë komunitetet për të bërë realitet vizionin e tyre, sesi komunat dhe komunitetet në fjalë mund të bashkohen e të ndërmarrin një dialog mes palëve të barabarta.
Fushata do të fokusohet mbi shembujt pozitivë të Integrimit të Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve. Për më tepër, kjo garë përmes kritereve të vlerësimit, do të theksojë filozofinë e këtij projekti mbi fuqizimin, mobilizimin dhe dialogut të barabartë mes autoriteteve lokale dhe komuniteteve përkatëse.
Konkursi do të jetë i hapur për aplikime nga data 10 .03.2022 deri më 15.04.2022, dhe do të zgjedhë në mënyrë të paanshme dhe demokratike kryetarin e komunës i cili me përpjekjet dhe punën e tij ka ndihmuar në integrimin e këtyre komuniteteve në zonën e tij si dhe në shoqërinë shqiptare. Aplikimet do të vlerësohen nga një juri e paanshme e cila do të përbëhet nga anëtarë rom dhe jo rom.
Partnerët në implementimin e projektit “Romani Women Power of Change in the Western Balkans and Turkey” do të zhvillojnë sesione informuese me institucionet lokale për të informuar më tej komunave të interesuara mbi fushatën dhe format e aplikimit.
Dokumentet për aplikim:
• Aplikimi me përgjigjen e pyetjeve
• Artikuj/lajme/raporte/dokumentacion/protokolle që mbështesin përgjigjet
• Deklarata/Vlerësim i komunitetit Rom në lidhje me komunën
• Fotografi
Thirrjen e plotë mund ta shkarkoni në këtë link https://bit.ly/34yFGkK
Formularin për aplikim mund ta shkarkoni në këtë link https://bit.ly/35JW02s
Formati i aplikimit dorëzohet me postë në adresën e Voice of Roma, Ashkali and Egyptians; Rr. ‘’Ali Pashë Tepelena’’, 10000, Prishtinë, Kosova, ose në e-mailin e organizatës: info@vorae.org, deri më datën 15 prill, ora 23:59.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Romani Women Power of Change in the Western Balkans and Turkey”, financuar nga Bashkimi Evropian.