Telegrafi

Hapet sërish konkursi për pranimin e policëve në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur prapë konkurs për pranimin e policëve në veri, pas dorëheqjes së rreth 500 serbëve në nëntor të vitit të kaluar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur prapë konkurs për pranimin e policëve në veri, pas dorëheqjes së rreth 500 serbëve në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të Policisë, konkursi do të jetë i hapur nga nesër, 19 prilli, dhe do të zgjasë deri më 12 maj.

Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë personat nga mosha 18 deri në 30 vjeç dhe që i takojnë minoriteteve në Kosovë.

Policia ka hapur konkurs edhe në fillim të këtij viti për pranimin e policëve në veri. Konkursi qe paraparë të mbyllej më 26 janar, por u shty deri më 10 shkurt. Në këtë konkurs kanë aplikuar 140 persona nga 500 sa ishte kërkesa.