Kanë përfunduar punimet e rikonstruksionit të rrugës së vjetër Fier-Vlorë.
Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama. Sipas tij ky aks është rikthyer në funksion të udhëtarëve me standarde, sinjalistikë dhe të gjitha parametrat e sigurisë rrugore.
“Mirëmëngjes dhe me aksin e përfunduar Levan-Vlorë, i rikthyer në funksion të udhëtarëve me standarde, sinjalistikë dhe të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Punimet për riparimin e kësaj rruge nisën shtatorin e viti të kaluar, ku Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) parashikoi zgjatjen me një vit të punimeve. /Telegrafi/