Site icon Telegrafi

Hapet pika e Kakavijës, u mbyll 24 orë nga greva greke

Foto: Ilustrim

Kakavija qëndroi e mbyllur për 24 orë për shkak të një greve në doganat greke, ndërsa sot puna ka filluar normalisht sipas regjimit të reduktuar për 750 persona në ditë që prej orës 06:00 të mëngjesit.

Ata që po kalojnë kufirin janë kryesisht punëtorë sezonalë që i pret një kontratë në anën greke të kufirit. Edhe për ta nuk ka qenë shumë e lehtë. Disa tregojnë se kanë rikthyer sërish tek kjo radhë pasi janë kthyer pas nga autoritetet greke ditë më parë për parregullsi të ndryshme. Ajo që vlen të theksohet është se në këtë radhë nuk është duke u respektuar distancimi social.

Nga ana tjetër edhe për transportin e mallrave qarkullimi ka qenë i ndërprerë gjatë 24 orëve të kaluara ndërsa radha e mjeteve të transportit shkonte sot në mëngjes në gati 1 kilometër. /TCH/

Exit mobile version