Telegrafi

Hapet parkingu nëntokësor te sheshi “Skënderbej” në Tiranë

Përveçse një qendër pedonale, sheshi “Skënderbej” ka tashmë edhe parkingun nëntokësor me mbi 300 vende, duke i dhënë zgjidhje problemit të parkimit të automjeteve në qendër të qytetit.

Lexo po ashtu Përurohet sheshi “Skënderbej” në Tiranë, Rama për pak sa nuk u rrëzua! (Foto/Video)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, inspektuan sot ambientet moderne të parkimit nëntokësor, i cili nga mëngjesi i sotëm është hapur për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Lexo po ashtu Imazhe spektakolare brenda sheshit “Skënderbej” (Foto)

Ai deklaroi se ky shesh është i vetmi sot në Evropë i cili ka kaq shumë gjelbërim dhe një nga më funksionalët në gjithë hapësirën e tij.

Për herë të parë në Shqipëri, në parkingun nëntokësor të sheshit është vendosur një sistem i posaçëm për karikimin e automjeteve që funksionojnë me energji elektrike, duke e renditur Tiranën mes qyteteve më të zhvilluara që aplikojnë një projekt të tillë.